
Një 72-vjeçar është arrestuar në Smederevë, pasi dyshohet se ka kërcënuar me vrasje Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Policia bën me dije se 72-vjeçari ka telefonuar policinë e Smederevës të hënën, në orën 14:15. Përmes telefonatës, ai ka deklaruar se kishte për qëllim të vriste presidentin, e më pas ka mbyllur telefonin.
Menjëherë pas kësaj, policia mori masat për identifikimin dhe kapjen e telefonuesit, ndërsa kur shkuan në shtëpinë e tij, i dyshuari deklaroi se do ti'i vinte flakën e vetes. Gjatë kontrollit në banesë u gjetën kova dhe shishe benzinë.
Megjithatë, mësohet se ekipi negociator i MPB-së ka arritur ta bindë që të zhbllokojë derën dhe më pas është arrestuar dhe dërguar në Departamentin e Policisë.