Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se çfarë diskutoi në bisedën telefonike që ai zhvilloi ditën e djeshme, me Presidentin francez Emmanuel Macron. Sipas Kurtit, pjesë e këtyre bisedimeve ka qenë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe siç tregon ai, përkundër kushteve që duhet të plotësojë vendi i tij për të qenë pjesë e kësaj organizate, ai ka insistuar në respektimin dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë të nënënshkruar më herët midis Serbisë dhe Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, Kurti shprehet se gjithashtu e ka falenderuar Macron për mbështetjen e palëkundur që Franca i ka ofruar Kosovës në rrugën drejt integrimit europian.
“Në një telefonatë me Presidentin Macron, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Francës për Kosovën dhe shpreha besimin tonë se Franca do të mbështesë Kosovën në Këshillin e Evropës, pa parakushte të mëtejshme, në përputhje me opinionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe votë historike. Gjithashtu insistova në respektimin dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë”, shkruan Kurti në rrjetin social X.
In a call w/ Pres. Macron, I thanked him for ????????'s unwavering support for ???????? & expressed our trust that ???????? would back ????????'s @coe bid without further preconditions, in line w/ @PACE_News opinion & historic vote. Also insisted on full respect for & implementation of the Basic Agrmt.
— Albin Kurti (@albinkurti) April 23, 2024
Kujtojmë se ditën e djeshme Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku në fokus të bisedimeve kanë qenë Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe anëtarësimi i Kosovës në KiE.
Lajmin për bisedën telefonike midis dy krerëve të shtetit, e bëri të ditur ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, nëpërmjet një postimi në rrjetin social X. Ai ka nënvizuar rëndësinë që Franca i kushton, edhe në kontekstin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Le Président de la République ????????s’est entretenu par téléphone avec Albin Kurti, Premier ministre du ????????, ce mardi 23 avril 2024. Communiqué ⬇️
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) April 23, 2024
President Macron spoke on the phone with PM Kurti today. Communiqué below ⬇️ https://t.co/WLPyppo5wW
Në mbledhjen e së martës së shkuar të zhvilluar në Strasburg, me një shumicë dërrmuese të votave, deputetët e Asamblesë Parlamentare të KiE miratuan raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës. Për këtë çështje, pritet që vendimin përfundimtar ta japë organi vendimmarrës i KiE, ndërsa cilësohet si vendimtare nga ndërkombëtarët, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.