Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Të tjerë të arrestuar për sulmin terrorist në veri të Kosovës, sekuestrohet arsenal armësh dhe stilolapsa pistoletë

Shkruar nga Newsbomb
Të tjerë të arrestuar për sulmin terrorist në veri
Foto arkiv/ Ministri gjate konferences per shtyp

Një tjetër shtetas ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës, pas sulmit në kanalin e Ibër Lepencit në veri të Kosovës, aty ku kriminelët e orkestruar nga Serbia shpërthyen me eksploziv kanalin që furnizon me ujë disa qytete dhe termocentralin Kosova B.

Përmes një njoftimi zyrtar Policia e Kosovës bën me dije se pas sulmit të dy ditëve më parë, po punohet për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në këtë akt të tillë kriminal.

Përgjatë ditës së sotme kontrollet kanë vijuar në zonat përreth, ku në fshatin Varagë të Zubin Patokut u gjetën dhe sekuestruan dy armë gjueti, një armë karabinë M48 dhe një sasi e municionit të kalibrave të ndryshëm.

Të tjerë të arrestuar për sulmin terrorist në veri
Arsenali i armeve i sekuestruar

Ndërsa, gjatë kontrolleve në Mitrovicën e Veriut u bë i mundur shoqërimi i një personi të dyshuar, si dhe gjetja e sekuestrimi i një arsenali armësh si:

-  1 pushke gjuetie

-1 armë forme lapsi kimik

-  278 fishek te kalibrave të ndryshëm, përfshi edhe të armës së gjuetisë

-  3  thika

- 5 emblema

- 1 Shall maskues me kapele

- 1 Audio incizues

- 1USB

- 1 bateri dore

- 1 këllëf për pistoletë

-  1 rrip brezi taktik

- 1 sprej

- 3 kreher të zbrazet për fishek

- 1 karikator për pistoletë dhe

- 1 radiolidhje me adapter

Të tjerë të arrestuar për sulmin terrorist në veri
Arsenali i armeve i sekuestruar

Strukturat kriminale serbe dhe terroristët me lidhje politike direkt në Beograd, kanë orkestruar dy ditë më parë një sulm që nuk ka asnjë dallim nga ajo që po bën Rusia në Ukrainë. Terroristët serbë hodhën në erë me sasi të mëdha eksplozivi kanalin e Ibër Lepencit.

Të tjerë të arrestuar për sulmin terrorist në veri
Armet e Sekuestruara

Dëmtimet në rrjet janë të mëdha, pasi nga kanali kryesor i Ibër Lepencit furnizohen me ujë disa qytete në Kosovë si dhe KEK-u, për ftohjen e termoelektranave dhe prodhimin e energjisë elektrike.

"Të gjithë këta kriminelë dhe terroristë do të përballen me drejtësinë", kështu u shpreh ndër të tjera kryeministri i Kosovës, i cili një ditë më parë, i veshur me xhinse dhe xhup sportiv, si dhe çizme llastiku të mbushura me baltë, shkoi vetë në vendin ku u shpërthye muri i kanalit që sjell ujë nga Liqeni i Ujmanit drejt Kosovës.

Të tjerë të arrestuar për sulmin terrorist në veri
Stilolaps pistolete

Ndërkohë, nga ana tjetër presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mohoi akuzat e drejtuara nga Kosova si dhe u distancua plotësisht nga akti terrorist.

“Asnjëherë mos merrni vendime nën presion. Ç’ka mendoni, pse nuk u nxitova sot në orën gjashtë të mëngjesit të them se Serbia nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Ibër Lepenc. E dini, ne mund ta bënim këtë dhe t’ua kthenim lumin përpjetë, nuk na duhej kurrfarë terrorizmi, pse t’u arsyetohem”, tha Vuçiç.

Ndër të tjera ai tha se qeveria e Kosovës është e vetëdijshme që ky sulm nuk është orkestruar nga Serbia, teksa tha se nuk ka nevojë për tu justifikuar apo të kërkuar falje për diçka që nuk e ka bërë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed