
Një sulm për tentativë vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shtetin fqinj Greqi.
Sipas mediave greke, ngjarja mësohet se ka ndodhur në Ano Liosia, ku dy persona të panjohur në një motoçikletë sulmuan një Mercedes të blinduar me një kallashnikov në të cilin udhëtonte një person i njohur për policinë.
Ai është sulmuar pikërisht në pikën e karburantit që ka në pronësi dhe autorët i janë afruar automjetit dhe pasagjeri “zbraz” një kallashnikov në makinë, ndërsa fatmirësisht nuk pësoi asnjë dëmtim.
Menjëherë pas sulmit, ’’viktima’’ u largua nga vendi i ngjarjes dhe shkoi në një pikë tjetër karburanti që zotëron në Metamorfosi , nga ku kontaktoi Departamentin e Zhvatjes së Policisë Helenike.
Shkak mësohet të jenë shlyerja e borxheve që mund të kenë lidhje me jetën e natës, ndërsa gjithashtu autoritetet theksojnë se i sulmuari është figurë e njohur për ta, por janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.