Hapësire reklamuese

Rajoni

Të shtëna me armë në komisariatin e policisë në Prishtinë, plagoset një zyrtare

Shkruar nga Newsbomb
Të shtëna me armë në komisariatin e policisë në
Foto ilustruese

Të shtëna me armë janë shënuar ditën e sotme në Stacionin Jugu në Prishtinë. Si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i plagosur një zyrtare.

Këtë e ka konfirmuar edhe Naser Syla, Drejtor i Emergjencës në QKUK. Ai është shprehur se kanë trajtuar një zyrtare të policisë, e plagosur me armë zjarri.

“Arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa zyrtari policor që shkaktoi aksidentalisht shkrepjen është suspenduar”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt për zbardhje e plotë të kësaj ngjarje

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese