Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Rajoni

Të bllokuar prej mesnatës në kufi nga autoritetet serbe, lirohen 12 autobusë me 300 qytetarët nga Kosova

Shkruar nga Newsbomb

Të bllokuar prej mesnatës në kufi nga autoritetet serbe, lirohen

Pas shumë orësh në pritje, autoritetet kufitare serbe kanë liruar 300 udhëtarët kosovarë dhe 12 autobusët janë nisur drejt Kosovës.

Prej mesantës, autoritetet kufitare serbe në kufijtë mes Serbisë dhe Kroacisë në Batrovc dhe Horgosh nuk lejonin kalimin e autobusëve me targat dhe shtetas të Kosovës. Ky veprim i autoritetetve serbe ka ardhur në shenjë hakmarrje pas vendimit në Asamblenë Parlamentare pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Europian.

Qytetarët kosovarë për shumë orë mbetën pa ushqime dhe pa ilaçe, mes tyre dhe disa fëmijë të mitur. Përkëtë ngjarje të paprecedent reaguan partnerët ndërkombëtarë të Kosovës ku iu drejtuan Vuçiç të mos bëjë këto gabime.

Eurodeputetja Viola von Cramon i ka bërë thirrje Serbisë që të lironte menjëherë shtetasit e Kosovës të cilët prej orësh ishin të bllokuar në pikën kufitare të Serbisë.

“Serbia duhet të ndalë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lirojë mbajtësit e pasaportave dhe letërnjoftimeve të Kosovës që të kalojnë kufirin Serbi-Kroaci në Batrovc. Liria e lëvizjes duhet të sigurohet për të gjithë, pa diskriminim në baza kombësie”, ka shkruar ajo në Twitter.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi lidhur me situatën kaotike të krijuar në kufirin e Kroacisë me Serbinë duke thënë se Serbia po hakmerret kundër njerëzve të Kosovës dhe se mbi 300 qytetarë, duke përfshirë edhe fëmijë po mbahen arbitrarisht në kufi të privuar nga ushqimi.

“Një ditë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi në favor të anëtarësimit të Kosovës, Serbia hakmerret kundër civilëve të Kosovës… Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 qytetarë tanë, përfshirë fëmijët janë mbajtur arbitrarisht në kufi, janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi. Një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut!”, shkruan Kurti.

Ndërsa qytetarëve kosovarë nuk i ishte dhënë asnjë informatë për pritjet të cilat filluan që nga ora 22:00 e datës 16 janar. Sipas medieve në Kosovë policia serbe deklaroi se i kishte ndaluar për kontroll rutinë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese