Në një takim mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është diskutuar mbi mbështetjen që dy shtetet fqinj kanë për njëri-tjetrin.
Në prag të votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, kryeministri Xhaferi njoftoi presidenten Osmani se mbështetja e Maqedonisë së Veriut është e plotë.
Osmani pas takimit tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut mund t`i shkëmbejnë përvojat në procesin e integrimit evropian dhe në të njëjtën kohë shfaqu bindjen se ky shtet do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën evropiane.
Në këtë kontekst, presidentja tha se Kosova llogarit në përkrahjen e mëtejshme të Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, sikurse edhe në NATO, BE dhe organizata ndërkombëtare.