Hapësire reklamuese

Rajoni

Talat Xhaferi i dorëzon detyrën Mickoskit: Do të jemi të hapur për bashkëpunim

Shkruar nga Newsbomb
Talat Xhaferi i dorëzon detyrën Mickoskit: Do të jemi të
Hristijan Mickoski dhe Talat Xhaferi

Talat Xhaferi i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën, Hristijan Mickoski, i cili është zgjedhur mbrëmë kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut.

Përmes një njoftimi, Xhaferi shkruan se i ka shprehur Mickoskit shpresën se subjektet politike do të tregojnë nivel të lartë të vetëdijes politike dhe do të jenë të hapur për bashkëpunim për prioritetet strategjike të shtetit.

Gjatë pranim dorëzimit zyrtar të funksionit kryeministror, Kryeministrit të sapo zgjedhur Hristijan Mickoski i urova punë të suksesshme dhe efikase në interes të të gjithë qytetarëve. I theksuam zgjedhjet e lira, korrekte dhe demokratike si vlerë e shtuar e euro integrimeve. Shpreha shpresë se subjektet politike do të tregojnë nivel të lartë të vetëdijes politike dhe do të jenë të hapur për bashkëpunim për prioritetet strategjike të shtetit”, shprehet Xhaferi.

Mbrëmjen e djeshme, parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka formuar qeverinë e re me 77 vota 'Pro' dhe 22 “kundër” kryetar i së cilës do të jetë Hristijan Mickoski. Qeveria e re përbëhet nga OBRM-PDUKM, koalicioni VLEN dhe partia “ZNAM” e Maksim Dimitrievskit.

Në seancën plenare, e cila për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike u ndërpre për pak minuta, dolën kundër Qeverisë së re deputetët e LSDM-së dhe “Të Majtës”,ndërsa Fronti Europian la seancën para përfundimit të saj.

Qeveria e re do të ketë 4 ministri më shumë se ajo e kaluara dhe do të ketë 5 zëvendëskryeministra, njëri prej të cilëve do të jetë zëvendëskryeministër i parë. OBRM-PDUKM do të udhëheqë me 15 departamente, 6 ministri janë të VLEN-it dhe 2 të ZNAM-it.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese