Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Takimi me Vuçiç në Bruksel, Kurti: Bisedimet në funksion të rikapitullimit të procesit 3 vjeçar

Shkruar nga Newsbomb
Takimi me Vuçiç në Bruksel, Kurti: Bisedimet në funksion
FotoMontazh/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për herë të parë pas lajmit se ai do të takohet këtë të mërkurë në Bruksel me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve midis vendeve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Në një deklaratë për mediat vendase të dhënë ditën e sotme, Kurti ka treguar se ky dialog do të zhvillohet në funksion të rikapitullimit të procesit 3 vjeçar, teksa evidenton se prej 3 vitesh ai ka marrë pjesë në këto takime me qëllimin për të realizuar kushtet e vendosura më herët nga BE-ja.

Besoj që përveç tjerash, takimi i nesërm, edhe bilateral edhe trilateral do të jetë në funksion të rikapitulimit të këtij procesi trevjeçar. Të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë se si mund të ecet përpara”,- është shprehur kryeministri Albin Kurti, në një deklaratë para gazetarëve.

Kryeministri Kurti evidentoi se marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me aneksin e zbatimit nga Ohri është zgjidhja evropiane e fqinjësisë së mirë, ndonëse ajo nuk është pranuar dhe ka pasur mungesë vullneti për t’u realizuar nga Serbia.

Sipas Kurtit, kemi pasur shkelje sistematike të saj, dhe se nga mosrespektimi i asaj marrëveshjeje na vijnë të gjitha problemet në raportin me Serbinë. Për Kurtin, tensionet dhe eskalimet në rajon kanë vetëm një adresë, dhe ai është Beogradi zyrtar, i cili i ushqen gjithnjë e më shumë këto ngjarje.

Më herët, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se Kosova është sfidë e madhe e sigurisë politike dhe njerëzore.

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Bruksel ku pritet që të zhvillojë bisedime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në kuadër të dialogut për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve,Vuçiç shprehet se ai do të mundohet që të bëjë gjithçka që të zgjidhin këto probleme, por nuk ka besim se pala tjetër do të ketë të njëjtën gatishmëri.

Vuçiç evidenton se themelimi i Asociacionit është një kusht i Serbisë për të vazhduar bisedimet, ndërsa shton se ka frikë nga provokimet e tyre por do të qëndrojë i vendosur për të arritur synimet e tij.

“Kosova mbetet sfidë e madhe e sigurisë, politike dhe njerëzore. Ne do të sillemi në mënyrë konstruktive, do të mundohemi të bëjmë gjithçka që të zgjidhim problemet me dialog, t’i zgjidhim gjërat me dialog. Unë nuk besoj në vullnetin e palës tjetër për të marrë pjesë në krijimin e Asociacionit. Unë Kam frikë nga provokimet e tyre, por ne do të qëndrojmë të vendosur dhe seriozë”,- tha Vuçiç.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç do të takohen të mërkurën në Bruksel. Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell do t’i presë fillimisht ata. Ai, së bashku me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët nga ora 15:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh.

BE thotë se në takime do të analizohet ajo që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Borrell dhe do të fokusohen në rrugën përpara. Borrell pritet të dalë para mediave për të folur përpara dhe pas takimeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed