Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Takimi me O’Brien, reagon Kurti dhe tregon çfarë u diskutua

Shkruar nga Newsbomb

Takimi me O’Brien, reagon Kurti dhe tregon çfarë u diskutua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar mbi takimin që zhvilloi ditën e djeshme me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, Kurti tha se në takimin që ka pasur me O’Brien dhe ambasadorin Jef Hovenier ka biseduar për rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes bazike me Serbinë, ndërsa ka falenderuar SHBA-në për mbështetjen që i ka ofruar Kosovës, në rrugën drejt integrimit euroatlantik.

“Dje kam takuar ndihmëssekretarin e shtetit amerikan Jim O’Brien dhe ambasadorin Jef Hovenier. Ne diskutuam rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të plotë të marrëveshjes bazike. Ne gjithmonë do të jemi mirënjjohës ndaj SHBA-së për rolin qendror dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik”,- shkruan Kurti në rrjetin social X.

Më herët, në lidhje me takimin e zhvilluar me kryeministrin Kurti reagoi edhe O’Brien, i cili zbuloi se gjatë bisedës, ai kishte kërkuar që Kosova të lëvizë drejt integrimit euroatlantik dhe se duhet të zbatojë zotimet që dalin nga dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe mbështetet nga Uashingtoni.

“SHBA-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të lëvizur përpara ne na duhet zbatimi i zotimeve të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, përfshirë edhe përparimin urgjent sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sot diskutova me kryeministrin Kurti për hapat pozitivë që janë të nevojshme”,- shkroi O'Brien në X, që më herët njihej si Twitter.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese