Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, Osmani: Autorët e këtij krimi të vihen para drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb
Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, Osmani: Autorët e
Presidentja, Vjosa Osmani

Presidentja, Vjosa Osmani ka deklaruar se është angazhuar që autorët e dhunës seksuale të zhvilluar gjatë luftës me Serbinë ndaj shqiptarëve të Kosovës të nxirren përpara drejtësisë.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social X, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Osmani shprehet se Kosova do të bëjë gjithçka që është e mundur që viktimat e këtij krimi të marrin drejtësinë e merituar, e ndërsa autorët e tij të paguajnë në mënyrë që mizori të tilla të mos përsëriten më kurrë.

Në këtë Ditë Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, ne vazhdojmë të nderojmë guximin dhe qëndrueshmërinë e atyre që kanë duruar tmerre të papërshkrueshme nën regjimin gjenocidal të Millosheviqit. Këto gra dhe burra të guximshëm na kujtojnë detyrën tonë të përbashkët për t'i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si një armë lufte.

Sot, ne shohim të mbijetuar në Kosovë që e transformojnë dhimbjen e tyre në veprim të fuqishëm, duke frymëzuar të tjerë të panumërt në kërkimin e drejtësisë. Angazhimi ynë është i palëkundur: duhet t'i nxjerrim autorët para drejtësisë dhe të sigurojmë që mizori të tilla të mos përsëriten kurrë!”- shkruan Presidentja, Vjosa Osmani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese