Hapësire reklamuese

Rajoni

Sveçla njofton për aksionin në Zubin Potok, zbulohet një tjetër bazë armatimesh

Shkruar nga Newsbomb

Sveçla njofton për aksionin në Zubin Potok, zbulohet një

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë me dije se një tjetër bazë armatimesh është zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut.

Bëhet fjaë për armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sveçla thotë se angazhimi i shtetit në ç’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë është një sukes dhe se do të vijojnë të punojnë për mbrojtjen e interesave të Kosovës.

“Vijon suksesshëm angazhimi ynë në ç’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë.

Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Personit të cilit i janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në Prokurori. Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cënojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë.

Nuk do të ndalemi së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë,” shkruan Sveçla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese