Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Stuhia “Elena” godet ishujt grek për Krishtlindje, përmbyten rrugët dhe banesat

Shkruar nga Newsbomb
Stuhia “Elena” godet ishujt grek për Krishtlindje,
Pamje nga përmbytja

Moti i keq ka përfshirë Evia, Greqi këtë fundvit duke shkaktuar kaos dhe probleme të shumta.

Stuhia e fortë “Elena” bëri kërdinë në këtë zonë në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhejtor. Shirat e rrëmbyer nxorën lumenjtë nga shtrati duke përmbytur të gjithë zonën. Uji bllokoi akset rrugore, përmbyti shumë shtëpi dhe biznese.

Rrugët janë përmbytur duke penguar qarkullimin, ndërsa zjarrfikësit kanë marrë më shumë se 20 thirrje ndihmë.  Autoritetet janë angazhuar për të pastruar zonat e ndryshme, por megjithatë shumë shtëpi janë përmbytur, objekte apo kate përdhese.

Ndërsa përgjatë rrugës në Agia Anna dhe Loutra Edipsos ka raportime edhe për rrëshqitje gurësh dhe rënie pemësh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese