Reshjet e dendura të borës kanë “bllokuar” e krijuar kaos në shumë vende të Ballkanit. Mësohet se situata alarmante paraqitet në Bosnjë, Kroaci, Slloveni, Serbi, Kosovë, Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut.
Përgjatë ditëve të fundit reshjet e borës kanë qenë me intensitet të lartë duke sjellë kështu probleme në qarkullimin e mjeteve si dhe në energjinë elektrike.
Situata më problematike paraqitet në Bosnjën veriperëndimore dhe atë perëndimore ku stuhia e dëborës ka lënë pa energji elektrike 200.000 shtëpi.
???????? Bosnijas un Hercegovinas pašvaldībā Bosanski Petrovac sniegputenis aizputinājis ceļus un pārrāvis elektrolīnijas, atstājot atsevišķus reģionus bez elektrības padeves.#BosanskiPetrovac #BosnijaHercegovinapic.twitter.com/ar7najTH4m
— BreakingLV (@breakinglv) December 26, 2024
Ndërkohë, reshjet intensive të borës kanë vështirësuar punën edhe të ekipeve të emergjencave duke bërë që shumë vende të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.
Disa qytete në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë mbetur totalisht të bllokuar, pasi dëbora nëpër akset rrugore ka shkuar deri në 80 cm.
Sinoć od 22 sata na relaciji Bihać – Bosanski Petrovac, tačnije od Vrtoče do Lipe, zaglavljeno je oko 50 osoba gdje ima oko sedmoro djece. Među njima je i ekipa BHRT-a koja izvještava sa tog terena.#bhrt #snijeg #sosbih #pomoziba pic.twitter.com/c2zSCqmnef
— BHRT (@MultimedijaBHRT) December 25, 2024
Bizneset lokale dhe shumë objekte të tjera janë detyruar që të ulin qepenat. Shoferët kanë mbetur të bllokuar për më shumë se 12 orë, teksa autoritetet po përpiqen që të zhbllokojnë rrugët.
E njëjta situatë raportohet edhe në Kroaci. Në Gorski Kotar, Lika dhe Slavoni gjendja është më e rëndë, ku autoritetet lokale janë detyruar që të dalin me një njoftim urgjent sa i përket qarkullimit të mjeteve.
Ata u kanë bërë apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm teksa kanë vendosur ndalimin e lëvizjes së mjeteve të rënda. Sipas meteorologëve moti pritet të përkeqësohet gjatë orëve në vijim në të gjithë Ballkanin.
Meanwhile, in Gorski kotar... pic.twitter.com/a33jvac1lJ
— Bruno Zupan (@komacore) November 20, 2024