
Dhjetëra studentë dhe të rinj janë solidarizuar, duke dhuruar gjak në Sofje për të plagosurit e tragjedisë së zjarrit e ndodhur në diskotekën e Koçanit, ku humbën jetën 59 persona.
Sipas informacioneve të Kryqit të Kuq bullgar, 500 persona shtetas bullgarë janë ata që kanë dhuruar nga gjaku i tyre për ardhjen në ndihmë e të plagosurve.
Dhurimi i gjakut po kryhet në disa institucione shëndetësore të Sofjes, përfshirë Spitalin Universitar “Pirogov”, Akademinë Mjekësore Ushtarake dhe Qendrën Kombëtare për Hematologji dhe Transfuzionin e Gjakut.
Ngjarja e rëndë u regjistrua gjatë orëve të mëngjesit e së dielës, ku 59 të rinj humbën jetën dhe mbi 196 mbetën të lënduar si pasojë e flakëve që kanë përfshirë një lokal nate ku ndodheshin mbi 1500 persona duke festuar. Sipas raportimeve, viktimat janë të moshave 15-25 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 marsit, në klubin e natës “Koçani Pulse”.