Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Specialja” nuk e lejoi t’i hidhte një grusht dhe të atit, Hashim Thaçi i dërgon kurorën me lule: Babë, në spital të thashë lamtumirë! Nga Haga të them, mirupafshim në Parajsë!

Shkruar nga Newsbomb
“Specialja” nuk e lejoi t’i hidhte një grusht dhe të
Kurora me lule

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk mundi që t’i jepte lamtumirën e fundit të atit, Haxhi Thaçit.

Ndonëse avokatët e ish-presidentit depozituan në Gjykatën Speciale kërkesën, kjo e fundit nuk lejoi që ai të merrte pjesë në ceremoninë mortore e babait të tij e cila u zhvillua këtë të martë në fshatin Brojë të Skenderajt.

Por, ndonëse nuk mundi të ishte i pranishëm, ai i ka dërguar një kurorë me lule të bardha me mbishkrimin: “Në spital të thashë lamtumirë, babë! Nga Haga të them, mirupafshim në Parajsë”.

“Specialja” nuk e lejoi t’i hidhte një grusht dhe të
Kurora me lule

Ditën e djeshme Gjykata Speciale nuk i dha leje ish-presidentit Thaçi për të marrë pjesën e ceremoninë e varrimit të së atit.

Pas këtij vendimi, të shumta kanë qenë reagimet. Zyrtarë e qytetarë e kanë cilësuar si skandaloz vendimin e Speciales për mos lejimin e Thaçit në ceremoninë mortore të së atit.

“Specialja” nuk e lejoi t’i hidhte një grusht dhe të
Pamje nga varrimi

Edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “X” e cilësoi këtë vendim si një  “akt turpi”.

“Një nivel i ri i turpit nga një tribunal i turpshëm dhe pa turp, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë të zbrazëta dhe vullnetin e Kuvendit të Kosovës në një boomerang të brutale!”, shkruante Rama, ndërkohë që më pas ky postim është rishpërndarë edhe nga Emisari Special i SHBA për Misione të Posaçme, Richard Grenell.

Haxhi Thaçi u nda nga jeta mbrëmjen e së dielës në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës aty ku prej kohësh ndodhej për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.

Tre ditë para se të mbyllte sytë përgjithmonë ai u vizitua në spital nga djali i tij, Hashim Thaçi. Ish presidenti, i cili prej vitit 2020 ndodhet në paraburgimin e Hagës, mori leje nga Gjykata Speciale dhe shkoi të vizitonte të atin në spital.  Vizita zgjati rreth tre orë dhe u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese