Hapësire reklamuese

Rajoni

Spanja nis procedurat për të njohur Kosovën, me 25 qershor do të jepet fjala e fundit

Shkruar nga Newsbomb
Spanja nis procedurat për të njohur Kosovën, me 25 qershor do
Pamje nga Parlamenti i Spanjës

Spanja ka njoftuar se do të nisë proceduarat për njohjen e pavarësisë së Kosovës në mbledhjen e ardhshme parlamentare. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i stafit, Carles Puigemont, Josep Alay, i cili ka thënë se grupi i deputetëve katalanas kanë dorëzuar në Kuvend një kërkesë ku kërkohet njohja e pavarëisë së Kosovë .

Grupi parlamentar i partisë katalunase “Junts” i ka propozuar Parlamentit të Spanjës që të njohë pavarësinë e Kosovës. Sipas Junts, propozimi i tyre pritet që të hidhet në votim të martën e ardhshme të 26 qershorit në seancën plenare të Kongresit spanjoll një propozim jo legjislativ me të cilin i kërkon që qeverisë spanjolle të njohë Kosovën si një shtet sovran.

Katalanasit e ‘Junts’ kanë sjellë si argument faktin se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) deklaroi në Korrik 2010 se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Refuzimi spanjoll për të njohur një shtet që përdori të drejtën e tij legjitime për vetëvendosje është një pengesë për politikën evropiane të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE”,- thuhet në deklaratën e Junts.  

Duke u nisur nga deklaratat e kësaj partie, e cilëson si të papranueshme që Spanja të ndjekë të njëjtën strategji me vendet si Rusia, Kina apo Bjellorusia duke refuzuar njohjen zyrtare të Kosovës.

Më herët, shteti spanjoll njohu pasaportat e shtetasve kosovarë për qëndrim të shkurtër në zonën Shengen.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese