Hapësire reklamuese

Rajoni

Sot Dita e Kushtetutës së Kosovës, Hovenier: Të vendosur për një të ardhme si një vend i lirë

Shkruar nga Newsbomb

Sot Dita e Kushtetutës së Kosovës, Hovenier: Të vendosur

Sot bëhen 16 vjet që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, një moment historik që shënoi fillimin e një epoke të re për Kosovën.

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të të njëjtit vit. Si akti më i lartë juridik në vend, Kushtetuta e Kosovës u garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit, njofton RTK.

Politikanët dhe liderë të shumtë nga Kosova e kanë uruar këtë ditë të shënuar.

Edhe ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka uruar qytetarët e Kosovës.

“Gëzuar Dita e Kushtetutës, Kosovë! Kosovarët e kanë vendosur në kushtetutën e tyre vendosmërinë për “të ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend të lirë, demokratik dhe dashamirës të paqes, që do të jetë atdheu i të gjithë qytetarëve të saj…”, - ka shkruar Hovenier.

Edhe presidentja Vjosa Osmani, përmes një mesazhi urimi është shprehur se Kushtetuta është udhërrëfyese dhe se zbatimi i pakompromis i saj ndihmon në procesin tonë integrues euroatlantik.

 “Sot, në ditën e miratimit të Kushtetutës, e cila është normë supreme që përcakton identitetin dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike, rikonfirmojmë përkushtimin tonë institucional për zbatimin dhe afirmimin e këtyre vlerave.

Kushtetuta jonë është udhërrëfyese, ndaj zbatimi pakompromis i saj na ndihmon dhe përshpejton procesin tonë integrues drejt familjes së madhe euroatlantike”, - ka deklaruar Osmani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese