
Sot më 21 janar bëhen 19 vite nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, për këtë arsye presidentja aktuale dhe ambasadorët e akredituar kanë bërë homazhe në varrin e tij.
Vjosa Osmani e konsideron ish-presidentin duke u shprehur se ai ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin e shtetit dhe se kontributi i tij do të jetë udhërrëfyes në të ardhmen. Gjithashtu në homazhet e të ndjerit ka marr pjesë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës bashkë me anëtarët e kësaj partie, duke thënë se Rugova është shqiptari më i madh i të gjithave kohërave.
“Atit themeltar të Republikës së Kosovës njeriu që më urtësi, kokëfortësi me mburrje e priu popullin e Kosovës në një periudhë të vështirë krijoi aleanca ndërkombëtare dhe arriti që çështjen e Kosovës dhe kauzën e popullit të Kosovës ta bëjë çështje ndërkombëtare drejt lirisë, demokracisë, pavarësisë. Në këtë 19 vjetor kujtojmë që rrugëtimi për liri dhe pavarësi e demokraci të një Kosove të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO, BE e miqësi të përhershme me SHBA është domosdoshmëri e kohës e Kosovës. Ibrahim Rugova është shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, ai priu me dinjiteti, arriti të krijoj shtetin e Kosovës, arriti të krijoj një ëndërr pas të cilës rreshtohemi të gjithë pa asnjë dallim”, ka thënë kryetari i LDK.
Rugova u zgjodh më 1988 kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare kundër sundimit komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.
Ai u zgjodh president i Republikës së Kosovës, për ta rimarë këtë post përsëri në vitin 2002 deri kur ndërroi jetë në vitin 2006, duke lënë gjurmë të forta në historinë e krijimit të shtetit të Kosovës.