Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Sky ECC bën “namin”  në Greqi, arrestohen 20 persona, “kokat” e grupit tentativa për të vrarë kundërshtarët shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb
Sky ECC bën “namin”  në Greqi, arrestohen 20 persona,
Foto ilustruese

Një operacion i ri, i dyti brenda një jave, është kryer nga policia greke bazuar në të dhënat e komunikimeve përmes aplikacioneve të koduara Sky ECC dhe EncroChat.

Mbi 20 persona janë arrestuar ditën e djeshme nga efektivë të Nëndrejtorit të Prokurorisë së Narkotikëve, për të cilët ka pasur indikacione të forta se janë të përfshirë në raste të trafikut të drogës, por jo vetëm.

Shumë prej të proceduarve janë tifozë të organizuar të AEK-ut të përfshirë në incidente të përgjakshme, si ato që shpërthyen në maj 2017 në stadiumin Panthessaliko në Volos, në periferi të një ndeshje futbolli mes PAOK-ut dhe AEK-ut.

Mediat greke bëjnë me dije se një person që ka rol kyç në trafikimin e lëndëve narkotike është një 29-vjecar, i ekzekutuar në Shqipëri pas vendosjes së një sasie eksplozivi në automjet.

Sakaq, koka e këtij grupi kriminal dyshohet se është shtetasi A.S., po ashtu i njohur pasi është i përfshirë në një atentat ndaj një shtetasi shqiptar. Ngjarje e shënuar në shkurt të 2021-shit.

Po ashtu një rol të rëndësishme në trafikimin e lëndëve narkotike ka edhe një 36-vjeçareje greke , e akuzuara kryesore në rastin e trafikimit të 1.5 ton kokainë në Mimizan, në jug të Francës, në korrik 2017. 36-vjeçarja qëndron ende në Bordeaux të Francës, pasi e ka të ndaluar largimin nga vendi.

Të gjithë të përndjekurit përdorën aplikacionet e koduara EncroChat dhe Sky ECC në komunikimet e tyre me njëri-tjetrin. Nëpërmjet aplikacioneve specifike, përdoruesit mund të shkëmbenin mesazhe të koduara. Kostoja e furnizimit të pajisjes arrinte në 1000 euro, ndërsa çdo përdorues paguante 1500 euro në muaj për të përdorur aplikacionet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese