Hapësire reklamuese

Rajoni

Skandal në Greqi/ Gjykata lë të lirë përdhunuesin e shqiptares nga Kuçova, 33-vjeçarja në gjendje të rënë në spital

Shkruar nga Newsbomb
Skandal në Greqi/ Gjykata lë të lirë përdhunuesin e
33-vjeçarja shqiptare e dhunuar

Gjykata në Athinë ka lënë të lirë 27-vjeçarin palestinez Mohammad Odi i cili u arrestua për përdhunimin, plagosjen me thikë dhe lidhjen e 33 vjeçares shqiptare nga Kuçova, Gabriela Çelaj.

Ky vendim është marrë pasi nuk ka ende një dëshmi zyrtare në komisariat nga 33-vjeçarja e cila ndodhet në gjendje të rëndë e shtruar në spital.

27-vjeçari u la në masën “detyrim paraqitje” në rajonin e policisë dy herë në muaj, por skandali thellohet pasi palestinezi është lënë i lirë me kushte kufizuese, edhe pse nuk i dihet as adresa e shtëpisë dhe nuk ka asnjë fond ose person garantues për të, sikundër ndodh në raste të ngjashme.


33-vjeçarja nga Kuçova ra pre e një sulmi nga 27-vjeçari palestinez i cili e përdhunoi, torturoi, goditi me thikë dhe më pas e la pa ndjenja, të lidhur në krevat në katin e parë të një banese bosh.

Pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Omonia, 33-vjeçarja shqiptare Gabriela Çelaj tregoi se si ndodhi ngjarja dhe makthin që përjetoi për disa orë.

“Nuk e njihja kush ishte, sapo ishim takuar dhe ramë dakord të shkonim tek shtëpia e tij për të bërë seks. Po pasi u futëm në shtëpinë e tij, ai me sulmoi duke më rrahur dhe detyruar të kryej seks oral kundër dëshirës.” – tregoi 33-vjeçarja.

Ajo shtoi se e dhunoi aq sa ajo humbi ndjenjat dhe më pas nuk mban mend asgjë se çfarë ndodhi. Vetëm kur u zgju pa se e kishte lidhur me litar në krevatin e shtëpisë. Ajo nisi të bërtiste duke kërkuar ndihmë derisa policia ra në gjurmët e saj.

I riu palestinez Autori Mohammad Odi, 27 vjeç u arrestua nga policia greke në Omonia, ku e gjet me një thikë të gjakosur me vete. Më pas kanë nisur kërkimet më të thelluara në zonë, ku kanë dëgjuar dhe shqiptaren teksa thërriste për ndihmë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese