Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Siljanovska i përgjigjet akuzave të Greqisë: Nuk e kam shkelur Marrëveshjen e Prespës, deklarata e betimit mbante emrin kushtetues

Shkruar nga Newsbomb
Siljanovska i përgjigjet akuzave të Greqisë: Nuk e kam shkelur
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova ka reaguar për herë të parë pas një heshtje të gjatë kundrejt kritikave të shumta nga Greqia dhe ndërkombëtarët për shkelje të Marrëveshjes së Prespës gjatë ceremonisë së betimit, ku ajo ju drejtua vendit si “Maqedoni” dhe jo sipas emrit kushtetues.

Nëpërmjet një deklarate të dhënë ditën e sotme, Siljanovska është shprehur se nuk e ka shkelur në asnjë moment Marrëveshjen e Prespës, pasi sipas saj në deklaratën që ka firmosur me shkrim ditën e ceremonisë ka qenë emri kushtetues i dalë nga kjo marrëveshje.

Siljanovska shton se e respekton këtë marrëveshje, ndërsa evidenton se beson në lirinë e shprehjes së mendimit dhe të vetëidentifikimit, të cilat nuk janë kolektive, por individuale dhe nuk i referohen me domosdoshmëri kombeve.

“E kam respektuar Marrëveshjen e Prespës dhe e respektoj tani. Unë e firmosa deklaratën me emrin aktual, emër nga Marrëveshja e Prespës.

Megjithatë, unë besoj gjithashtu në lirinë e shprehjes së mendimit, lirinë e vetëidentifikimit dhe lirinë e vetëvendosjes, të cilat nuk mund të jenë vetëm kolektive dhe t’u referohen kombeve, por mund të jenë edhe individuale.

Pra, për mua, liria e mendimit si pjesë e Deklaratës Universale të Lirive dhe të Drejtave, si pjesë e Konventës për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave, si pjesë e Konventës së BE-së për të Drejtat Themelore, i lejon njerëzit të shprehin veten dhe unë nuk shikoj se këtu e kam shkelur Marrëveshjen e Prespës”,- ​​tha Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Siljanovska-Davkova.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese