Hapësire reklamuese

Rajoni

S’ia tha emrin Maqedoni e Veriut, presidentja Davkova: Mendimi i lirë nuk bie ndesh me Kushtetutën

Shkruar nga Newsbomb
S’ia tha emrin Maqedoni e Veriut, presidentja Davkova: Mendimi i lirë
Gordana Siljanovska Davkova

Ceremonia e betimit të Gordana Siljanovska-Davkova kur u shpall presidente e Maqedonisë së Veriut, bëri bujë të madhe.

Ajo i është kthyer sërisht kësaj çështje, gjatë Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore të mbajtur në Maqedoni, dhe tha se nuk mendon se po shkel Kushtetutën me këtë veprim. Ajo theksoi se në çdo dokument shkruhet emri kushtetues, pra ai i Maqedonisë së Veriut.

 “Nuk mendoj se po shkel Kushtetutën siç e shihni ju, nuk mendoj se mospërdorimi i emrit kushtetues siç e shihni ju mund të shkaktojë probleme. Fillimisht, më lejoni t’ju kujtoj – si dokumentet e mia, ato që unë firmos dhe ato që posedoj, qoftë pasaporta apo letërnjoftimi, të gjitha dokumentet që dalin nga kabineti, siç e shihni, janë kushtetuese.

Është e vërtetë që çdo fjalim i bërë nga politikanët apo ata në pozita të autoritetit shihet si një akt zyrtar, por ashtu si secili prej nesh ka dy fytyra – një zyrtare dhe tjetrën. E ritheksoj se që nga koha e Sokratit e deri në ditët e sotme, unë si qenie njerëzore kam të drejtë të shprehem ashtu siç shprehem, brenda parametrave të lirisë së mendimit dhe shprehjes së lirë të mendimit. Nuk besoj se kjo bie ndesh me Kushtetutën apo të drejtën ndërkombëtare”, tha ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese