Është ndarë nga jeta ish-ambasadori i Kosovës dhe ish.zv ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha.
Berisha ka mbyllur sytë përgjithmonë këtë të enjte. Lajmin e trishtë e kanë bërë me dije vetë familjarët e ish-ambasadorit të cilët përmes një postimi publik njoftuan se njeriu i tyre i shtrenjtë është ndarë nga jeta pas luftës me sëmundjen e rëndë.
“Të dashur familjarë dhe miq, Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot, më datë 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e bërë nga familjarët.
Gjithashtu, ata kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet ditën e nesërme, në orën 13:00, në varrezat katolike në Pejë.
Postimi i plotë i familjarëve të Anton Berishës:
Të dashur familjarë dhe miq, Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot, më datë 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona.
Homazhet do të mbahen nesër (3 Janar) nga ora 09:00 deri në orën 12:00, në Kishën Katolike “Shën Katarina” në Pejë.
Varrimi i tij do të bëhet më datë 3 janar, në orën 13:00, në varrezat katolike. Ndërsa e pamja do të mbahet më 4 janar në restorantin “Koha 3”, në qendër të qytetit, nga ora 09:00 deri në orën 14:00.