Një 50-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi shtirej si punëtor artizanal dhe mashtronte dhe grabiste të moshuarit në Kalamaria.
Siç rezultoi nga hetimi i policisë, nga gushti i vitit 2024 deri në tetorin e kaluar, 50-vjeçari i binte të moshuarit për punë duke u marr çmime të përballueshme. Më pa kur niste punën në banesat e të moshuarve u grabiste atyre para apo sende me vlerë.
Me metodologjinë e mësipërme ka kryer katër raste vjedhjesh, nga të cilat në një rast ka arritur të marrë mbi 2 mijë euro. Mesditën e djeshme, efektivë të policisë së ekipit të DI.AS. e kanë gjetur në Kalamaria dhe e kanë vënë në pranga. 50-vjeçari do të dërgohet në Prokurorinë Penale të Selanikut.