Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Shqiptari vrau gruan me çekiç, flasin fqinjët në Greqi: Ishin një familje e bukur dhe e dashur  

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptari vrau gruan me çekiç, flasin fqinjët në Greqi:
Shqiptari qe vrau gruan

Fqinjët kanë folur në lidhje me ngjarjen tragjike q u zbulua ditën e djeshme në Greqi, në Ampelokipi, ku një 32-vjeçare shqiptare është vrarë nga bashkëshorti i saj.

Ata janë shokuar nga kjo ngjarje, teksa janë shprehur se çifti dukej se ishin të dashur dhe se nuk kishin pasur kurrë sjellje të çuditshme.

“Ata nuk ishin njerëz që dilnin shumë. Vajza ishte mirë, punonte shumë me fëmijët e saj. Sa herë e shihja nuk më thoshte se kanë probleme me burrin e saj. Ata mund të kenë pasur probleme por si të gjithë çiftet. Ai dukej njeri i mirë, por askush nuk mund ta dijë se çfarë po ndodh brenda shtëpisë”, tregon për protothema.gr një i afërm i autorit.

Një banor i zonës ku ndodhi vrasja mizore e përshkruan viktimën dhe autorin si dy kryefamiljarë që nuk i kishin dhënë kurrë sjellje se mes tyre kishte ndodnjë problem.

Kujtojmë që Kastriot Cenko, 39 vjeç goditi për vdekje bashkëshorten e tij me çekiç, ndërsa trupin ia mbajti të fshehur në papafingo të shtëpisë së tyre në Ampelokipi. Shqiptari ka lajmëruar policinë pasditen e djeshme dhe ka rrëfuer se gruan e ka vrarë me çekiç dhe se e ka në papafingo të shtëpisë së tyre.

Telefonata është bërë pak pas orës 18.00, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar oficerët e policisë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur. Në shtëpi kishte një erë të keqe që në momentin e parë dhe u konstatua se në papafingo kishte çanta të zeza.

Bashkëshorti i ka thënë policisë se e ka vrarë me çekiç dhe me duar nga xhelozia. Siç pohoi ai, fëmijët në atë moment ishin në shkollë. Të miturit nuk kanë mundur të kuptojnë asgjë, derisa vetë 39-vjeçari vendosi të flasë. Nuk dihet nëse ky është versioni i vërtetë i ngjarjes, megjithatë është e sigurt se gjatë gjithë këtyre ditëve fëmijët lëviznin nëpër shtëpi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese