
Foto ilustruese
Një 48-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për dhunë në familje. Ka qenë një grua, e cila ka njoftuar policinë duke thënë se bashkëshorti e ka dhunuar atë dhe fëmijën e mitur.
Hetimet e mëvonshme zbuluan se burri kishte sulmuar gruan e tij ndërsa ajo ishte në shtrat. Në një moment djali i mitur ka dëgjuar britmat dhe ka shkuar të shohë nënën e tij, por i ati e ka dhunuar edhe atë.
Në këto rrethana gruaja ka telefonuar policinë, ndërsa raportohet se burri vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Sondazh
Poll