Një ngjarje e rëndë është shënuar në Magnezinë të Greqisë, ku një shqiptar ka dhunuar barbarisht gruan e tij.
Shqiptari ka shkuar në shtëpi i dehu, ka sulmuar gruan, e ka plagosur me grushta dhe shkelma në sy dhe buzë dhe ka kërcënuar me armë fëmijën e tyre të mitur.
“Nëse mban anën e nënës tënde dhe nëse flet do të vras”, ka kërcënuar ai fëmijën e mitur.
Gruaja ashtu e lënduar dhe në gjendje të rëndë psikologjike ka marrë fëmijën dhe ka shpëtuar nga duart e tij. Më pas ajo ka shkuar në Departamentin e Policisë me efektivë duke arrestuar burrin i cili përballet me akuzën e sulmit seksual, dhunës në familje, rrezikimit të një të mituri, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe mbajtjes pa leje të armës gjahu dhe municionit.