Një shpërthim i fortë është shënuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Zveçan të Kosovës.
Lajmi u bë me dije dhe nga zv.drejtori i Policisë së Kosovës për veriun Veton Elshani, i cili raportoi se ngjarja ka ndodhur në afërsi të pompës së benzinës e cila në momentin e shpërthimit pompa nuk ka qenë aktive.
“Rreth mesnatës, në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit, ka ndodhur një shpërthim. Ndër të tjera ai tha se “rasti cilësohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Elshani.
Elshani gjithashtu bëri me dije që nuk ka të lënduar nga shpërthimi por vetëm dëme materiale dhe disa makina të dëmtuara në zonën përreth.
Akoma nuk dihen arsyet e shpërthimit ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.