Hapësire reklamuese

Rajoni

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e aluminit në Itali, plagosen rëndë dy shqiptarët (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e aluminit në Itali,
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi ditë më parë në një fabrikë alumini në Bolzano. Si pasojë një person humbi jetën, ndërsa pesë prej tyre, mes tyre dy shqiptarë mbetën të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Sipas mediave vendase mësohet se dy shqiptarët Artan Vila, 48 vjeç dhe Sokol Hyseni 34 vjeç mbetën të plagosur. Vila ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar djegie të shkallës së lartë në pjesë të ndryshme të trupit.

Ndërkohë, këtë të hënë ka humbur jetën 31-vjeçari, Diallo Bocar, me origjinë nga Senegali. Fatkeqësisht i riu nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe humbi jetën në spital.

Në momentin e ngjarjes Hyseni vrapoi për të shpëtuar jetën e dy punëtorëve të tjerë , mirëpo flakët tpërfshinë dhe 34-vjeçarin. Ndërkohë, Artan Hoxha, i konsideruar si punonjës kyç i kompanisë ndodhet i shtruar në spitalin “Niguarda”në Milano me djegie në fytyrë dhe në pjesën tjetër të trupit, ndërsa Senegalezi Djette “Buba” Aboubacar, 25 vjeç, ndodhet në qendrën e djegies në Murnau në Bavari. Në spitalin "San Maurizio", Oussama Benyahia, 27 vjeç, tunizian dhe një tjetër senegalez, Mor Mboup, janë shtruar me djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e aluminit në Itali,
Pamje nga vendi i ngarjes

Si ndodhi shpërthimi:

Shpërthimi ndodhi gjatë fazës së derdhjes dhe ftohjes së aluminit të shkrirë në një kallëp. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm dhe dyshohet se u krijua nga kontakti midis ujit dhe aluminit, ndoshta për shkak të një mosfunksionimi të furrës, ndoshta për shkak të gabimit njerëzor.

Giuseppe Pelella, sekretar rajonal i Uilm tha: Duket se ka pasur një anomali në furrë dhe se ekipi i punëtorëve nxitoi për të parë se çfarë po ndodhte. Kishte ujë i cili, në kontakt me metalin, shkaktoi shpërthimin e fuqishëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese