Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Shpërthen automjeti në Gjakovë, mbetet i plagosur rëndë 20-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthen automjeti në Gjakovë, mbetet i plagosur rëndë
Policia e Kosovës/ Foto ilustruese

Një shpërthim i rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjakovës.

Shpërthimi ka ndodhur në fshatin Dobrigje pas mesnatës, ku rreth orës 01:20 një mjet ka shpërthyer dhe ka mbetur i plagsour rëndë një 20-vjeçar.

Burimet për mediat kosovare bëjnë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat policore, ndërsa dyshohet se i riu e ka shkaktuar aksidentalisht shpërthimin e mjetit. 20-vjeçari është dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Për shkak të plagëve të marra, i riu ka hyrë në sallën e operimit dhe më pas është transferuar për mjekim intensiv.

Njoftimi i plotë:

Sot, rreth orës 01:20, një mashkull rreth 20 vjeç është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të rënda të shkaktuara nga një mjet shpërthyes. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, dhe sipas hetimeve fillestare, dyshohet se viktima, aksidentalisht ka shkaktuar shpërthimin e mjetit në shtëpinë e tij, në fshatin Dobrigje-Gjakovë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese