Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme edhe në ishullin Anafi në Greqi

Shkruar nga Newsbomb
Shpallet gjendja e jashtëzakonshme edhe në ishullin Anafi në
Anafi, Greqi

Autoritetet greke kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme edhe në ishullin Anafi, për shkak të aktivitetit sizmik. Vendimi do të qëndrojë në fuqi deri më 13 mars.

Fillimisht gjendja e jashtëzakoshme u shpall në Santorini, ndërsa të enjten u shpall edhe në një tjetër ishull aty pranë, Amorgos. Pasditen e së enjtes në zonën detare midis Amorgos dhe Santorinit ndodhën dy tërmete me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter. Lëkundjet sizmike ndodhën në më pak se 3 minuta.

Ndërkorë, që prej 26 janarit, janë regjistruar më shumë se 14,000 tërmete pranë ishullit të Santorinit. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve vendas dhe vizitorëve të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë ndërsa monitorimi i aktivitetit sizmik vazhdon.

Vala e fundit e lëkundjeve ka ngritur shqetësime mes banorëve dhe zyrtarëve për sezonin turistik. Deri më tani autoritetet lokale nuk kanë raportuar anulime te rezervimeve, por ajo që vihet re është se ka një rënie të prenotimeve dhe ekspertët e industrisë paralajmërojnë se nëse situata vazhdon edhe për një muaj, ndikimi tek bizneset mund të jetë katastrofik.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese