Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Shkundet rëndë ishulli i Santorinit, regjistrohet tërmeti më i madh me 5.2 ballë

Shkruar nga Newsbomb
Shkundet rëndë ishulli i Santorinit, regjistrohet tërmeti më
Santorini i boshatisur

Ishulli i bukur i Santorinit duket se nuk po gjenë qetësi nga shkundjet e tërmetit.

Rreth orës 21:00 një tërmet i rëndë ka ndodhur, teksa është regjistruar me magnitudë 5.2 ballë.

Burimet nga mediat greke bëjnë me dije se ky është tërmeti më i fortë deri më tani, ndërsa i përket një thellësie fokale prej 11.2 km dhe 16 km në jug-jugperëndim të Areksinit në Amorgos.

Lëkundjet e tërmetit kanë qenë aq të forta sa janë ndjerë edhe në Kretë. Gjithashtu, shkollat në ishullin e Mykonos edhe ditën e nesërme do të qëndrojnë të mbyllura, shkak është bërë aktiviteti sizmik i vazhdueshëm në zonën e madhe të Santorinit.

Ndër të tjera, shumica e eskpertëve janë shpehur se është një situatë e paparashikueshme, ndërsa Profesori i Gjeofizikës dhe Sizmologjisë, Kostas Papazachos është shprehur me optimizëm se zona ku ndodhin lëkundjet janë më të vogla nga ditët e para.

"Ne nuk jemi ende në një pozicion për të siguruar botën se më e keqja ka mbaruar, por sot kemi një pamje më të qartë se ku janë tërmetet. Kjo tregon se ku janë tërmetet dhe se zona e prekur është më e vogël”, ka thënë ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese