Hapësire reklamuese

Rajoni

“Shkundet” Greqia, dy tërmete brenda pak orësh

Shkruar nga Newsbomb
“Shkundet” Greqia, dy tërmete brenda pak orësh
Foto ilustruese

Dy tërmete janë regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Kretë të Greqisë. Sipas mediave vendase mësohet se pak para orës 07:30 të mëngjesit një tërmet me magnitudë 4.2 u regjistrua në zonën detare në veri të Kretës.

Tërmeti me magnitudë 4.2 ka ndodhur në orën 7:24 të mëngjesit të së hënës me 47 km në veri-verilindje të Heraklionit.

Atij i ka paraprirë një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter, në të njëjtën zonë, në orën 5:07 të mëngjesit dhe një tjetër lëkundje 10 minuta më parë me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter.

Këto janë të dhënat e publikuara nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës. Ndërkohë, fatmirësisht deri më tani nuk janë raportuar dëme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese