Hapësire reklamuese


Rajoni

"Shkrihet" Greqia, temperaturat arrijnë në 44 gradë

Shkruar nga Newsbomb

"Shkrihet" Greqia, temperaturat arrijnë në 44 gradë
Edhe pse ende jemi në qershor, Greqia po përjeton një mot përvëlues për shkak të të nxehtit afrikan.

Deputeti dhe meteorologu i ND-së, Yannis Kallianos, duke folur për Mega, vuri në dukje se në nivel europian temperatura më e lartë është regjistruar në Kretë në Voukolies Chania me 44.5°C. Megjithatë, sipas tij, nga nesër e premte pritet që vala e të nxehtit të zbutet.

Në perëndim dhe veri të vendit merkuri nuk do të kalojë 32 gradë Celsius, ndërsa në kontinentin lindor, duke përfshirë edhe Atikën, temperatura do të arrijë në 37-38 gradë. Nxehtësia, megjithatë, do të vazhdojë në Kretë dhe Rodos, pasi termometri pritet të tregojë 41 gradë Celsius. Njëkohësisht, dita e nesërme konsiderohet si dita më e rrezikshme për zjarret, për shkak se pritet edhe erë e fortë. 

Temperatura veçanërisht të larta janë regjistruar nga rrjeti i stacioneve automatike të motit të meteo.gr/Observatori Kombëtar i Athinës, me merkur që kalon 43 °C në shumë zona të pjesës lindore dhe jugore të vendi. Temperatura maksimale më e lartë u regjistrua në Voukolies të Chania dhe ishte e barabartë me 44,5 °C.

Kjo matje nuk është shumë e sigurt, derisa të kontrollohet sistemi i ventilimit të stacionit. Më pas është Kranidi Argolida, ku u regjistrua temperatura maksimale prej 43,9 °C. Për më tepër, temperatura mesatare maksimale në vend ishte e barabartë me 36.3 °C, ndërsa 136 nga 499 stacionet aktive regjistruan temperatura mbi 40 °C dhe 243 stacione regjistruan temperatura mbi 37 °C.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese