Është rënduar bilanci i masakrës në Malin e Zi, ku numri i viktimave ka shkuar në 12.
Mediat malazeze bëjnë me dije se autori Aco Martinovic pasi ka kryer masakrën i ka dhënë fund jetës vetëm pak metra larg banesës së tij në Cetinje.
Autori ka kryer vetëvrasje pasi është rrethuar nga policia dhe nuk kishte mundësi të arratisej. 42-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti të mbijetonte.
Drejtori i policisë Lazar Shqepanoviq në një konferencë për media teksa dha lajmn se autori është vetëvrarë tha se numri i viktimave ka shkuar në 12, dhe ky numër mund të rritet, pasi disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, mes tyre dhe dy fëmijë 10 dhe 13 vjeç.
Zanafilla e gjithë ngjarjes së rëndë ka nisur në një tavernë pasditen e datës 1 janar 2025, ku 42-vjeçari pasi kishte konsumuar alkool për shumë orë shkoi mori armën e zjarrit në banesë dhe u rikthye në lokalin "Velestovo”.
Pas një debati, Aco Martinoviq filloi të qëllojë me armë zjarri duke lënë të vdekur 12 persona, pronarin e lokalit, familjarët e këtij të fundit, madje dhe familjarët e tij. Siç raportuam dhe më herët në mesin e viktimave kishte dhe dy fëmijë.