Shpërthimi i kanalit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës të premten e kaluar (29 nëntor), ka sjellë një valë operacionesh dhe arestimesh nga autoritetet kosovare.
Numri i personave të vendosur në pranga nga policia e Kosovës ka rritur në 10-të, teksa mbi to rëndojnë akuzat e rrezikimit të rendit kushtetues, dëmtim i instalimeve dhe pajisjeve publike, posedim dhe përdorim i arëmve dhe municionit luftarak si dhe kryerja e një vepre terroriste.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Prokuroria Speciale e Kosovës ku njofton se disa kontrolle janë kryer në lokalicone të ndryshme ku dhe janë gjetur municion, armë luftarake si dhe pajisje të tjera që dyshohet të jenë përdorur në aktin terrorist të kryer mbasditen e të premtes në fshatin Zubin Patok.
“Me këtë rast në stacionin policor janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për veprat penale: “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve Publike”, nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, nga neni 129 par. 1 dhe neni 128 par 1 nën par. 1.8 të KPRK-së, “Mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 366 par 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së. Me vendim të prokurorit dy prej tyre, me inicialet D.V. dhe D.M. nga komuniteti serb, janë ndaluar ku për personin D.V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe masa e paraburgimit është caktuar nga Gjykata për 1 muaj, kurse i dyshuari D.M nga Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Shpërthimi i të premtës në darkë në fshatin Zubin Patok ku u hodh në erë kanali kryesor për furnizmin e një pjese të mirë të Kosovës me ujë dhe energji elektrike, është cilësuar si një akt terrorist me qëllim prishjen e rendit publik të Kosovës si dhe nxitjen e pasigurisë tek populli kosovar.
Për këtë akt kriminal është bërë përgjegjës Serbia teksa bëhët fjalë për disa terroistë të lidhur ngushtë më Beogradin zyrtar. Këta të fundit kanë mohuar që të kenë lidhje me këtë ngjarje ndërsa kanë kërkuar transparencë të plotë të hetimeve.