Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Shkoi në Itali për të takuar mbesën, vritet me thikë 61-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
Shkoi në Itali për të takuar mbesën, vritet me thikë
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Itali, ku është vrarë një 61-vjeçar shqiptar.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari, identiteti it ë cilit nuk dihet ende, kishte shkuar në Itali për të takuar mbesën, por pa e ditur që atje do të vritej e s’do kthehej më i gjallë në atdhe.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Bibbiano. Viktima ndodhej në pallatin, ku ishte mbesa, kun ë hyrje është konfliktuar me një 41-vjeçar italian, pasi ky i fundit po e tallte.

Mes dy personave ka nisur përleshja fizike, ku në një moment italiani ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar për vdekje shqiptarin.

Pas konfliktit fatal, shqiptarët e tjerë që kanë parë sherrin kanë sulmuar autorin. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka arritur të ndaloj debatin që mund të çonte në tjetër tragjedi dhe kanë vënë në pranga autorin e dyshuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese