Hapësire reklamuese


Rajoni

Shkatërrohet grupi kriminal i prostitucionit në Greqi, bien në pranga 3 shqiptarë dhe shpallen në kërkim dy të tjerë (Emrat)

Shkruar nga Newsbomb
Shkatërrohet grupi kriminal i prostitucionit në Greqi, bien në
Foto e policisë greke

Një grup kriminal që operontë në fushën e prostitucionit është shkatërruar nga policia greke. Sipas mediave vendase, anëtarët e këtij grupi shfrytëzonin femra për prostitucion në shtëpi publike me qëllim përfitime financiare. Grupi e zhvillonte aktivitetin e tij të paligjshëm në zonën e e Metaksurgios në Athinë.

Në kuadër të një operacioni policor të zhvilluar në këtë zonë, u evidentuan dhe u vendosën në pranga 7 persona, si të dyshuar si anëtarë të këtij grupi kriminal, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 2 shqiptarë të tjerë.

Të arrestuarit janë shtetasit shqiptarë Marjol Bardhi 36 vjeç, Aleksi Muskaj 35 vjeç dhe Laureta Bashari 52 vjeç si dhe një bullgar, një shtetase gjermane dhe një rumune.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit shqiptarë Myfit Ademi, 36 vjeç dhe Fatjon Gjerani, 42 vjeç.

Gjatë kontrolleve në shtëpitë publike, u gjetën dy vajza shqiptare të moshës 20 dhe 29 vjeç si dhe një greke, një rumune, një gjeorgjiane, dy moldave dhe një nigeriane nga 31 deri në 58 vjeç.

Në vazhdën e hetimeve, autoritetet greke zbuluan se të dyshuarit kishin krijuar një grup, me role të dallueshme në këtë veprimtari kriminale dhe shfrytëzonin vajzat për prostitucion në këmbim të shumave monetare, në shtëpitë publike në Metaksorgio.

Gjithashtu, hetimet treguan se grupi kishte marrë nën menaxhim edhe disa ndërtesa të tjera me qera, që po ashtu shfrytëzoheshin si streha për këtë veprimtari.

Pronat në të cilat vepronin shtëpitë publike jepeshin me qira nga një anëtar i grupit kriminal, ndërsa anëtarët e tjerë ishin përgjegjës për ruajtjen dhe mbrojtjen e objekteve dhe mbikëqyrjen e femrave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese