Hapësire reklamuese

Rajoni

Shkaktoi aksident trafiku, arrestohet shqiptari në Serbi për shkelje të rregullave të qarkullimit

Shkruar nga Newsbomb
Shkaktoi aksident trafiku, arrestohet shqiptari në Serbi për shkelje
Pamje nga aksidenti në Serbi

Një 31 vjeçar nga Shqipëria është arrestuar gjatë ditës së sotme pasi shkaktoi një aksident trafiku në Serbi.

Sipas autoriteteve, shqiptari akuzohet se gjatë vozitjes së makinës së tij tip “Audi” ka përplasur një mjet tjetër “Corsa” në autostradën afër Leskovcit.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagour drejtuesi i automjetit “Corsa” dhe dy pasagjeret që ndodheshin brenda në makinë, ndërsa mësohet se njëra prej tyre është në gjendje të rëndë.

Në njoftimin e autoriteteve thuhet se drejtuesi i Audit akuzohet se ka kryer vepër penale të rëndë kundër sigurisë së transportit publik, ndërsa është dërguar në prokurorinë kompetente në Leskovc.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese