Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Shiu përmbyt Prishtinën, vërshimet e ujërave fundosin makinat në rrugë, dëme të mëdha në banesa dhe biznese

Shkruar nga Newsbomb
Shiu përmbyt Prishtinën, vërshimet e ujërave fundosin
Përmbytjet në Prishtinë

Prishtina ditën e djeshme u pushtua nga rreshje të dendura shiu duke përmbytur shumë lagje, rrugë, biznese dhe banesa. Reshjet e shiut me intensitet të lartë bllokuan rrugët duke bërë që uji të deportojë në ndërtesat dhe bizneset në kryeqytetin e Kosovës.

Janë dashur vetëm 3 orë reshje shiu që rrugët e Prishtinës të ishin të pakalueshme.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mbledhur të hënën institucionet e sigurisë, për të diskutuar rreth situatës. Ai tha se sasia e reshjeve ishte tejet e lartë, megjithatë problemi kryesor që çon deri te vërshimet, është rrjeti i kanalizimit. Gjatë së dielës, ekipet emergjente kanë reaguar në mbi 100 raste.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, sasia e reshjeve atmosferike arriti në 65 milimetra, sasi kjo ekuivalente me reshjet e një muaji në Kosovë. Reshje të intensitetit të tillë pritet të ketë përgjatë gjithë javës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese