Hapësire reklamuese

Rajoni

Sherri brutal mes serbëve dhe anglezëve në Gjermani, Vuçiç e konfirmon: Mes tifozëve ishte dhe djali im

Shkruar nga Newsbomb
Sherri brutal mes serbëve dhe anglezëve në Gjermani,
Sherri brutal mes tifozëve serbë dhe anglezë ne Gjermani/ Aleksander Vuçiç dhe djali i tij

Në Gjermani një nga skenat më të shëmtuara gjatë Kampionatit Europian është padyshim sherri brutal mes tifozëve serbë dhe anglezë.

Fillimisht u tha se ishte mes serbëve dhe shqiptarëve duke akuzuar kueqezinjtë si provokatorë, por me pas policia gjermane sqaroi se ishin serbë dhe anglezë.

Nga rrëfimi i bërë, policia gjermane tregoi se një grup tifozës anglezë kanë dashur të futen në një restorat ku kishte tifozë serbë dhe këta të fundit nuk i kanë pranuar të futen, aty ka nisur dhe incidenti i dhunshëm.

Mes tifozëve serbë të dhunshëm ishte dhe djali i kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç Danilo. Dhe këtë e ka konfirmuar tashmë zyrtarisht vetë Vuçiç. Por sipas tij, djali dhe serbë ishin ulur në një lokal, kur u sulmuan me karrige nga një grup shqiptarësh, tifozë të Schalkes.

Sipas Vuçiç, tifozët shqiptarë i ka shqetësuar prania e flamujve të Serbisë në kafenenë ku po qëndronin djali i tij dhe tifozët, ndërsa ndihet krenar që Danilo nuk e ka turpëruar, por i është kundërpërgjigjur sulmit.

“Kanë qenë kryesisht shqiptarë, tifozë të Schalkes, i kanë sulmuar me karrige. Ishte interesante qasja policisë gjermane që kërkoi arrestimin e tifozëve serbë. Nuk e di se çfarë duhet të bëjë dikush kur e sulmojnë me karrige dhe shishe.

Ata u ulën të qetë dhe po hanin. Ishte e vetmja kafene me flamur serb dhe kjo i shqetësonte. Unë e dua djalin tim. Ai nuk e turpëroi babanë e tij në asgjë”,- tha Vuçiç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese