Skena dhune janë shënuar ditë e sotme në Kuvendin e Greqisë, ku një deputet është qëlluar me grusht nga një koleg.
Mediat greke bëjnë me dije se deputeti i pavarur Konstantinos Floros ka goditur me grusht deputetin e Zgjidhjes Helenike, Vasilis Grammenos, në seancën plenare të Kuvendit.
Deputetët e tjerë, por edhe garda ka reaguar dhe kanë ndaluar Konstantino Floros, i cili pasi goditi me grusht kolegun, ka tentuar të largohet nga seanca
Sipas informacioneve, episodi i paprecedentë vjen si pasojë e një grindjeje mes partisë “Greek Solution” dhe Konstantinos Floros.
Galeria fotografike ()
Sondazh
Poll