Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në një familje në Ferizaj. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se vajza ka goditur me thikë të atin, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Dyshohet se shkak është bërë një sherr mes tyre, i cili më pas ka agravuar deri në përdorimin e thikës.
Në një deklaratë për mediat zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli, tha se e reja është ndaluar për 48 orë. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
“Palët e involvuara në rast janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente ne Shtime. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhrin e tij e dyshuara ndalohet për 48 orë dhe dërgohet në qendrën e ndalimit Ferizaj”, tha ai.