Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kretë të Greqisë, ku ka ndërruar jetë një 20-vjeçar shqiptar, pas një sherri me disa bashkëmoshatarë.
Mediat greke bëjnë me dije se 20-vjeçari shqiptar ka pasur një përplasje të ashpër me dy 24-vjeçarëve grekë dhe disa të tjerë.
Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Orgito Lloci, 20 vjeç. Pas debatit, kur në vendngjarje ndodheshin ende palët e konfliktit, shqiptari nuk është ndjerë mirë dhe ka rënë pa ndjenja.
Edhe pse menjëherë i është ofruar ndihma e parë, shqiptari ka humbur jetën rrugës për në spital. Sakaq, policia greke ka arrestuar 5 persona që janë përfshirë në debat me shqiptaren ndodhen në pranga pasi akuzohen për plagosje fizike, ndërsa pritet që të akuzohen dhe për vrasje.
“Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Hetimi është në vazhdim për të përcaktuar se çfarë kanë bërë në një farë mënyre secili nga pesë personat që dyshohet se janë përfshirë në incident”, tha policia në një deklaratë.