Hapësire reklamuese

Rajoni

SHBA parlajmëron Dodikun: Ndarja e Republikës Srpska nga Bosnje-Hercegovina do të shënojë fundin e saj

Shkruar nga Newsbomb
SHBA parlajmëron Dodikun: Ndarja e Republikës Srpska nga
Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se nëse Republika Sërpska ndahet nga Bosnja, ky veprim do të shënojë fundin e ekzistencës së saj.

Nëpërmjet një njoftimi, ambasada amerikane në Sarajevë ka thënë se shkëputja e Republikës Srpska nga Bosnje-Hercegovina nuk nënkupton pavarësinë, por fundin e saj.

Më herët, presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik kërcënoi se Republika e tij do të ndahet nga Bosnja, në një mbledhje të qeverisë të zhvilluar të enjten në Sebrenicë, si përgjigje ndaj votimit të Rezolutës së Sebrenicës.

Në vazhdën e diskutimeve, gjithashtu kryeministri i RS-së, Radovan Vishkoviq deklaroi se qeveria e tij po harton një marrëveshje për “ndarje paqësore” që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, gjatë 30 ditëve të ardhshme.

Kjo deklaratë e tyre nuk është pritur aspak mirë nga SHBA-ja, pasi sipas tyre ndarja e Republikës Srpska me një emër tjetër është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme dhe vë në rrezik integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të Bosnje- Hercegovinës.

Ambasada ka shkruar se do të vë para përgjegjësisë të gjithë ata që do të rrezikojnë këtë integritet, duke shigjetuar kështu presidentin dhe kryeministrin e Republikës Srpska.

Dje, z. Dodik njoftoi se qeveria e Republika Srpskas mori një vendim zyrtar për të propozuar “shkëputjen” e RS-së nga Bosnja dhe Hercegovina. Kjo është ndarje e RS-së me një emër tjetër dhe është e rrezikshme, e papërgjegjshme, kundër Dejtonit dhe vë në rrezik integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të BeH. Këto janë interesat thelbësore të SHBA-së. Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë dhe ruajnë ato, ndër të tjera, duke i mbajtur përgjegjës për veprimet e tyre ata që i vënë në rrezik”,- thuhet në njoftimin e ambasadës.

Më tej, në njoftimin e ambasadës amerikane thuhet se vendimi i ndërmarrë nga qeveria e RS dhe presidenti Millorad Dodik është i bazuar në një sërë gënjeshtrash dhe dezinformatash të krijuara për të frikësuar publikun në RS.

Duke u nisur nga marrëveshja e Paqes të Dejtonit dhe Kushtetuta e BeH, Bosnja e Hercergovina është shteti pasardhës i Republikës së Bosnjë dhe Hercegovinës dh se Kushtetuta e BeH nuk u siguron entiteteve apo ndonjë njësie tjetër nënshtetërore të drejtën e shkëputjes ose të ndarjes. RS mund të ekzistojë vetëm brenda Bosnje e Hercegovinës. Ndarja ose shkëputja e RS nuk do të thotë pavarësi e RS ose fundi i BeH, do të thotë fundi i RS, përfundon deklarata.

Z. Dodik dhe qeveria e RS janë përpjekur të justifikojnë këtë vendim bazuar në një sërë gënjeshtrash dhe dezinformatash të krijuara për të frikësuar publikun e RS për t’i ndjekur ata në këtë rrugë të rrezikshme. Faktet janë të thjeshta dhe të drejtpërdrejta.

Nuk ka asnjë konspiracion ndërkombëtar për të shfuqizuar RS dhe zoti Dodik nuk mund të tregojë një deklaratë të vetme të një zyrtari amerikan që bën thirrje për shfuqizimin e RS. BeH nuk është një bashkim i dy entiteteve. Siç thuhet në Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe Kushtetuta e BeH, Bosnja e Hercergovina është shteti pasardhës i Republikës së Bosnjë dhe Hercegovinës. Kushtetuta e BeH nuk u siguron entiteteve apo ndonjë njësie tjetër nënshtetërore të drejtën e shkëputjes ose të ndarjes. RS mund të ekzistojë vetëm brenda Bosnje e Hercegovinës. Ndarja ose shkëputja e RS nuk do të thotë pavarësi e RS ose fundi i BeH, do të thotë fundi i RS”,- thotë ambasada amerikane në Sarajevë.

Ambasada amerikane tha se veprimet e Dodik vënë në rrezik një të ardhme brenda institucioneve euroatlantike që populli i BeH, përfshirë RS-në, e dëshiron.

“Rruga e tij e propozuar do të siguronte që banorët e RS, fëmijët dhe nipërit e tyre të mos kenë jetën paqësore, të begatë dhe demokratike që meritojnë”,- përfundon deklarata.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese