Hapësire reklamuese

Rajoni

SHBA nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kosovën kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e tjera

Shkruar nga Newsbomb
SHBA nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kosovën
Zëvendës-sekretarja për diplomacinë publike në SHBA, Elizabeth Ellen me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

Zëvendës-sekretarja për diplomacinë publike në SHBA, Elizabeth Ellen ka qenë ditën e sotme në Kosovë, ku është takuar me Presidenten, Vjosa Osmani në kuadër vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor.

Në një konferencë të përbashkët për media, presidentja Osmani njoftoi për nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së ShBA-së dhe Kosovës kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Sipas Osmanit, rritja e ndikimit të Rusisë në rajon përmes satelitit të saj Serbisë është shumë shqetësuese dhe paraqet rrezik aktiv për destabilizimin e rajonit, ndërsa shton se për të penguar këto synime të saj Kosova do të bashkëpunojë në mënyrë të ngushtë me vendet demokratike dhe në në veçanti me SHBA-në.

“Fatkeqësisht as Kosova nuk është kursyer nga këto sulme të cilat sa vijnë e intensifikohen si rezultat i ndikimit të Rusisë në rajon përmes satelitit të saj, Serbisë. Kjo jo vetëm që është shqetësuese por paraqet rrezik aktiv për destabilizimin e rajonit tonë. Rusia në këtë mënyrë po përpiqet të ushtrojë ndikim duke targetuar sukseset dhe arritjet e angazhimit të përbashkët të popullit të Kosovës me shtetet demokratike, në veçanti me SHBA’të… Prandaj edhe ne si demokraci duhet të bashkohemi në mënyrë që ata të mos arrijnë këtë sukses”,- tha presidentja, Vjosa Osmani në konferncë për media.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani  shprehet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor i vendit dhe se marrëveshja e nënshkruar ditën e sotme shënon një pikë kthese në fuqizimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm të institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile në Kosovë.

SHBA janë aleati ynë kryesor. Marrëveshja e sotme e nënshkruar mes republikës së Kosovës dhe SHBA’ve është në këtë funksion. Ajo nuk përbën vetëm tjetër marrëveshje, përkundrazi shënon një pikë kthese duke e fuqizuar dukshëm bashkëpunimin tonë… Kjo marrëveshje mirëkuptimi do të nxisë edhe një koordinim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim më të madh të institucioneve publike në vend, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe palëve të interesuara”,- tha Osmani.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese