Hapësire reklamuese

Rajoni

SHBA kritika Serbisë në Këshillin e Sigurimit: Nuk ka asnjë përpjekje për arrestimin e Radoiçiç!

Shkruar nga Newsbomb
SHBA kritika Serbisë në Këshillin e Sigurimit: Nuk ka asnjë
 

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të OKB, në New York, diskutimet kanë në fokus Kosovën duke u shqyrtuar raporti i rregullt gjashtëmjuor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Kosova përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, kurse Serbia nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ku dhe ka pasur një përballje të fortë mes dy presidentëve me akuza dhe kundërpërgjigje.

Pas fjalës së Osmanit dhe Vuçiç, përfaqësuesi i SHBA-së në OKB, tha se Serbia nuk ka ndërmarrë asnjë përpjekje për t’i gjetur përgjegjësit e sulmit të Banjskës më 24 shtator.

“Liderin e proklamuar të serbëve Milan Radoiçiç. Është kritike që Serbia të punojë me KFOR-in për ta parandaluar edhe një sulm tjetër sikur ai i shtatorit të vitit 2023”, -tha ai në fjalimin e tij.

Ai foli edhe rreth ndalimit të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe në kufirin me Kroacinë javën e kaluar, duke shprehur shqetësimin e madh.

SHBA ndan gjithë aspiratat e vendeve të rajonit për stabilitet, demokraci dhe multietnicitet. Do punojmë me partnerët tanë në rajon. Kur shohim historinë e viteve të fundit shohim progres, por shohim edhe veprime përshkallëzuese nga të dyja palët që shtyn progresin,. Kanë kaluar 7 muaj nga sulmi paramilitar serb në Banjskë. Serbia nuk ka bërë asnjë progres për ndalimin e liderit të sulmit Milan Radoiçiç. Ne kërkojmë veprimin e ligjit, Serbia duhet të punojë me KFOR që të ndalojë që një rast i tillë të ndodhë sërish. Ne kërkojmë që të dyja palët të gjejnë rrugën e marrëveshjes për çështjen e dinarit dhe atë të asociacionit të komunave serbe. Kosova ka mbajtur një votim për heqjen e kryetarëve të komunave serbe në veri, ne vlerësojmë veprimtarinë e Kosovës për këtë proces. E dimë se nuk ka vendim nga votuesit për të hequr kryetarët dhe ata mbeten në detyrë.”

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese