Hapësire reklamuese


Rajoni

SHBA kërkoi konsultim për Urën e Ibrit, Vjosa Osmani i bën thirrje Kurtit: Mos të veprojmë ndaj mikut si ndaj armikut!

Shkruar nga Newsbomb
SHBA kërkoi konsultim për Urën e Ibrit, Vjosa Osmani i bën
FotoMontazh/ Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës dhe vetë kryeministrit Albin Kurti që të mos ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe të pakonsultuara me ndërkombëtarët në lidhje me hapjen ose jo të Urës së Ibrit.

Duke ju referuar kërkesës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili theksonte shtyrjen e vendimit për hapjen e Urës së Ibrit në një moment të dytë, pasi aktualisht ajo mund të sillte trazira në vend, duke rrezikuar jetën e qytetarëve të Kosovës, si dhe ushtarëve amerikanë, Osmani tha se kërkesa e tyre është e drejtë.

Sipas Osmanit, SHBA në asnjë moment nuk ka deklaruar se është kundër hapjes së Urës së Ibrit mbi Mitrovicën e Veriut, por kjo është një temë që ndikon sigurinë e vendit, dhe për këtë nevojitet bashkëbisedim paraprak, në mënyrë që hapja e Urës të jetë një sukses i përhershëm dhe jomomental.

Në takimet e mia me përfaqësues të ShBA-së asnjëherë nuk është thënë se janë kundër hapjes së urës. Përkundrazi janë pro zbatimit të marrëveshjeve  në Bruksel  të cilat kanë paraprarë hapjen e urës, por sikurse për çdo temë të sigurisë kërkojnë të ulemi bashkë, dhe i luten Kosovës që të ulemi bashkë.

Kjo që institucionet e Kosovës të sigurisë dhe aleatët tanë të sigurisë të hartojmë bashkë planin e zbatimit, i cili i merr parasysh për bazë vlerësimet e sigurisë edhe të Kosovës, edhe të aleatëve tanë.

Ju siguroj që në shumicën e rasteve ato janë identike sepse bashkëpunojnë, dhe në bazë të këtyre vlerësimeve të përzgjedhet momenti i volitshëm në mënyrë që çështja e hapjes së urës të jetë sukses i përhershëm, jo sukses i momentit por sukses i përhershëm”,- tha Osmani.

Presidentja, Osmani vijon më tej duke përsëritur thirrjen për t’u ulur për bisedime, pasi SHBA nuk po imponon asnjë gjë kundër Kosovës, por po punon për sigurinë e vendit.

Osmani shton se, Kosova dhe qytetarët e saj nuk mund të sillen ndaj mikut, që u qëndroi përkrah në kohë të vështira dhe që u solli lirinë, njëjtë sic mban qëndrim ndaj armikut, duke nënkuptuar Serbinë.

Ushtarë të tillë që janë të japin jetën si ushtarët dhe policët tanë e meritojnë që të ulemi dhe të bisedojmë me ata. Besoj se është më e pakta, prandaj i lus edhe qytetarët tanë që lutjen e ShBA-së që të ulemi e të flasim me ata, mos ta marrin as si imponim e as si kundër Kosovës e aq më pak kundër hapjes së urës.

Sepse kjo do të ishte një logjikë kundër vet Kosovës, në qoftë se ne ndaj mikut përdorim taktika të njëjta si ndaj Serbisë, vërtetë është e pafalshme, është e pafalshme për një popull që sot ekziston për shkak se miqtë nuk ja kthyen shpinën në momentet më të rënda, mos ta harrojmë këtë në asnjë moment, sepse 99-ta nuk është larg, secilit prej neve na kujtohet ku kemi qenë dhe ku jemi sot, dhe çdo hap që e kemi bërë deri sot dhe çdo sukses e kemi bërë bashkë me miqtë që e duan Kosovën e pavarur dhe sovrane në kufijtë aktualë dhe të suksesshme, në aspektin ndërkombëtar”,- përfundoi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese