Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

SHBA dhe vendet e BE-së kundër, Kurti i prerë: Ura e Ibrit do të hapet!

Shkruar nga Newsbomb
SHBA dhe vendet e BE-së kundër, Kurti i prerë: Ura e Ibrit do
Ura e Ibrit

Kryeministri, Albin Kurti duket se ka vendosur që të mos dorëzohet për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, midis valës së kritikave nga Brukseli dhe SHBA për rishikimin e këtij vendimi para se të jetë shumë vonë, duke qenë se ato i druhen një përshkallëzimi në këtë vend për shkak të një veprimi të nxituar dhe të njëanshëm.

I pranishëm në punimet e rrugës Prizren-Kosovë ditën e sotme, Kurti ka thënë prerazi se hapja e Urës së Ibrit është diçka që nuk mund të negociohehet veçse të arrihet realizimi i saj.

Sipas Kurtit, Ura e Ibrit është një çështje e Kosovës, dhe ajo është e mbyllur për Brukselin që në vitin 2017, ku u vendos për hapjen e saj, dhe si e tillë, vendimi i takon Kosovës dhe jo një vendim i dalë nga dialogu.

Çështja e urës në Ibër është çështje e Kosovës, është një çështje që është përmbyllur sa i përket Brukselit në vitin 2016 dhe 2017 dhe ura duhet të hapet.

Ne duam lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe sundimin e ligjit, paqen dhe sigurinë. Nuk është çështje diskutimi, është çështje hapjeje dhe në vitin 2016 kanë përfunduar të gjitha diskutimet dhe është thënë që ura duhet të hapet më 20 janar 2017. Tani nuk jemi as në janar as në 2017, por në gusht 2024”,- theksoi Kurti.

Më herët, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hevenier shprehu shqetësimet e tij, për pasojat që mund të sillte hapja e Urës. Sipas tij ajo mund të dërgonte në eskalim të situatës, duke rritur kërcënimin për jetën e banorëve lokalë si dhe të ushatrëve amerikanë të vendosur në këtë vend.

Hovenier vijonte më tej duke thënë se për të është shumë e rëndësishme, siguria dhe mbrojtaja e ushtarëve tanë si edhe ajo e civilëve të pafajshëm në Kosovë.

Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë.

Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, tha ambasadori amerikan. Shpresa jonë është që Qeveria do ta dëgjojë këtë dhe do t'i marrë parasysh këto shqetësime”,-tha Hovenier.

Hapja e Urës së Ibrit nuk është mbështetur nga faktori ndërkombëtar. Ato e kanë cilësuar këtë si një veprim të pamenduar, dhe që nuk i shërben përmirësimit të marrëdhënieve në kuadër të dialogut.

Bashkimi Europian tha se veprimet e ndërmarra për hapjen e Urës së Ibrit duhet të konsultohen paraprakisht në Bruksel dhe vetëm prej andej mund të dalë një vendim për hapjen ose jo të saj.

Edhe shtetet e QUINT-it nuk e mbështesin vendimin e qeverisë së Albin Kurtit për ndryshimin e statusit aktual të urës së Mitrovicës.

Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”,- tha Hovenier.

Megjithatë, zyrtarët e lartë në Kosovë kanë kundërshtuar haptazi pohimet e bëra nga ndërkombëtarët, pasi sipas tyre Ura e Ibrit nuk përfshihet në çështjen e dialogut midis dy vendeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed